KreuKuzhine

Tortë me shije mandarine

Janë të rrallë ata persona që nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat, pradaj në këto ditë të ftohta do t’ju lumturonte shumë një tortë e shijshme me aromë dhe shije mandarine. Ne po ju tregojmë se si përgatitet, ju gjeni pesë minuta kohë dhe gëzoni veten dhe familjen tuaj me dçka të shijshme

Përbërësit: 100 gram gjalpë, 4 vezë, 200 gram sheqer, 200 gr miell, 1 pustinë pluhur pjekjeje, 1/2 gotë qumësht, 3 mandarina.

Përgatitja:

Në një tas hidhni vezët dhe trazojini me një rrahëse elektrike deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe kremoze. Më pas shtoni qumështin dhe gjalpin, duke vazhduar gjithmonë përzierjen dhe në fund shtoni edhe lëngun e manadarinave.

    

Në fund shtoni miellin dhe pulhurin për pjekje dhe lëkurën e grirë në rende të mandarinave. Përzijeni masën deri sa të përftoni një masë homogjene. Pasi të jetë gati hidheni në një tepsi të vogël ku trashësia e të jetë 22 deri në 24 centimetra dh epiqeni në 180 gradë për 40 deri në 45 minuta, por kujdes që furra të ketë qenë e nxehur më parë. Për ta kontrolluar nëse është mjekur apo jo mund të përdorni një kunj dhëmbësh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF