KreuCelebrity

Zbulohet fotografia e Kim Kardashia kur ishte vetëm 17 vjeç

Kim Kardashian është padyshim një nga personazhet e shoëbizit më të përfolur, si dhe një nga vip-at që është më aktivë në rrjetet sociale. Por ndërkohë që jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar në maksimum, tashmë një fotografi e publikuar online, sjell për herë të parë imazhin e bukuroshes 21 vite më parë.

Fotografia është publikuar nga nëna e saj, Kris dhe në fotografi Kim, atëherë vetëm 17 vjeç ka një ndryshim shumë të madh me imazhin që ajo ka sot.

Në fotografinë e postuar, ylli i “Keeping Up With Kardashians” shfaqet me një pamje totalisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim sot.

Kim ka vetulla të holla dhe ka pozuar si e ngrirë për kamerën, ndërsa makeup-i i cili përdorej atëherë nga ylli i televizionit ishe një ton ngjyrë kaf dhe buuzët me shkëlqim akulli.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF