Fundjava erdhi, prandaj mësoni se çfarë thonë yjet para se të bëni ndonjë plan! 0 361



Dashi

Edhe pse Dielli që është vendosur në një sektor shpirtëror në kartelën tuaj, mund t’ju inkurajojë që të mbyllni dyert dhe të hiqni dorë nga situatat që nuk ju shërbejnë më, ka shumë mundësi për të hapur dyer të reja. Venusi hyn në fazën e tij reaksionar në shenjën tuaj, duke ju inkurajuar të zhvilloni marrëdhëniet tuaja me veten. Falini dhe pranojini gabimet tuaja.

Demi

Do të vendosni të jeni indiferentë dhe nuk do të ndikoheni shumë nga tensionet e fillimit të javës. Sepse nën ndikimin e yjeve, njerëzit do të angazhohen shumë gjatë situatave të ndryshme, gjë të cilën ju përveçse nuk e kuptoni as nuk do ta mbështesni. Duke qenë se do të tregoheni mjaft të kujdesshëm, do të bëheni papritur një shembull për ata që ju akuzojnë se jeni të ngadaltë, të pavendosur dhe jo dhe aq të zgjuar. Shijojeni qetësinë e fundjavës pa u ndier në faj.

Binjakët

Të paktën një herë do të jeni të ndërgjegjshëm dhe të bindur se jeni në gjendje ta përballoni të tashmen me të gjitha problemet dhe ndërlikimet që përfshin ajo. Do ta keni këtë lloj ndërgjegjësimi sidomos ditën e hënë, kur personat pranë jush do të ndihen disi nervozë, shpeshherë dhe pa arsye. Por, duke filluar nga dita e enjte, Dielli do t’ju ndihmojë të keni energjinë e duhur, e cila do t’ju mbrojë nga reagimet impulsive të atyre që janë pranë jush. Në fundjavë, falë ndikimit të Neptunit, do të shijoni një moment të veçantë ku do të ndjeni një lloj lehtësimi dhe shpërqendrimi. Gjithashtu, do të mund t’u shmangeni energjive negative që keni përjetuar në fillim të javës.

Gaforrja

Puna mbetet punë. Gjatë kësaj periudhe Jupiteri e Marsi duket se jua bëjnë më të rëndë ngarkesën profesionale ju të lindurve të shenjës së Gaforres dhe këtë gjë do ta përjetoni duke u ndier disi të lodhur dhe në ankth. S’ka asnjë dyshim që fundjava do të jetë më e favorshme, kur personi juaj i zemrës përveç butësisë do të shfaqë dhe pasion ndaj jush.

Luani

Kjo është një periudhë gjatë së cilës duket se keni ndryshuar përparësitë tuaja dhe po tregoheni dyshues për çdo gjë, por këtë po e bëni me ëmbëlsi. E gjitha kjo është për meritë të Neptunit dhe Diellit, forcat qiellore që duket se zbusin ndikimin e gjithçkaje, që ulin tensionet dhe ju shtojnë shpresat. Do të reagoni me optimizëm ndaj sfidave dhe të papriturave ditën e premte, por nuk do të ndryshoni mendje. Gjatë fundjavës,  nën ndikimin e Venusit, e tashmja do të ndërlikohet, por ju do të dini të ruani qetësinë në mënyrë të habitshme, edhe pse situata përreth jush është disi e acaruar. Kjo është forca që i karakterizon të lindurit e shenjës së Luanit.

Virgjëresha

Për të qenë sa më mirë gjatë kësaj fundjave duhet vetëm që të respektoni një rregull që duket se ju diktohet prej yjeve. Lejoni që të tjerët ta vënë veten në provë dhe t’i futen punës, por pa ju përfshirë ju dhe duke mos lejuar që të bëheni pre e shantazhit psikologjik. Përkushtojuni të tjerëve, por bëjeni me inteligjencë dhe pa u treguar të nxituar, sepse kjo s’i hyn në punë askujt. Mundohuni që nën ndikimin e Neptunit të jeni të vetëdijshëm dhe objektivë për realitetin tuaj. Kështu do të mund ta përjetoni fundjavën me qetësi.

Peshorja

Marrëdhënie mund të jetë katalizator për disa veprime dinamike apo një vendim që mund të ndryshojë jetën tuaj në mënyrë të konsiderueshme. Mendimet e tua mund të jenë të orientuara drejt së ardhmes nga një takim, që ju lejon të shikoni mundësitë që nuk i keni marrë kurrë parasysh. Gjithashtu, sundimtari juaj Venus hynë në fazën e tij të reaksionit të shtunën, kështu që mos bëni ndonjë angazhim me ndonjë person apo ndonjë ortakëri deri të dielën.

Akrepi

Çuditërisht do të jeni indiferentë dhe jo shumë të ndjeshëm ndaj ndikimit të Marsit që pikërisht gjatë ditëve të para të javës mund të bënte që të ndiheshit në tension dhe disi nervozë. Do të dini të tregoheni të arsyeshëm, të qetë dhe të kujdesshëm. Falë energjisë që do të ndieni ditën e enjte do të argëtoheni dhe të ndiheni në humor të mirë si dhe plot ide. Në fundjavë ndikimi i yjeve nuk do të jetë dhe aq i mirë, kur përballë një partneri të pavendosur dhe i cili s’do të tregojë mirëkuptim, ju do të vendosni limite e rregulla nga të cilat s’do të hiqni dorë. Është e rëndësishme që t’i qartësoni gjërat.

Shigjetari

Nëse Marsi dhe Urani, planetët miq të shenjës së Shigjetarit do t’ju bëjnë që të ndiheni në tension dhe nervozë, ju do të vendosni t’i injoroni. Veproni ashtu siç do të bënit me personat e dashur për ju, por që në situata të veçanta nuk i vlerësoni. Mos u tregoni të nxituar të shtunën dhe të premten dhe mos u ndikoni prej atyre që ju nxisin të merrni vendime të nxituara apo që të zgjidhni të mbani anë, sepse Jupiteri nuk jua favorizon këtë. Bëjini gjërat me qetësinë e nevojshme dhe mos u ndikoni shumë nga stimujt e jashtëm. Kështu, më pas do të shijoni një fundjavë plot ëndrra dhe pasion.

Bricjapi

Ndikimi negativ i Marsit në shenjën tuaj do të bëjë që të shkaktohen vonesa në realizimin e ëndrrave dhe projekteve për të lindurit e shenjës së Bricjapit. Mos u tregoni të nxituar për të realizuar objektivat tuaja, sepse fitoret më të mira arrihen nëpërmjet pritjes dhe durimit. Pra, duhet pritur momenti i përshtatshëm për të vepruar. Venusi do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt për fatin që ju pret. Fundjava do të jetë disi më e mbarë dhe bashkëveprimi mes Marsit e Saturnit do t’ju ndihmojë të bëni paqe me forcat që jua kanë bërë javën të trazuar.

Ujori

Nuk është në interesin tuaj ta filloni javën disi të acaruar dhe duke bërë polemika, sepse kjo mund t’jua prishë cilësinë e javës. Pra, do të ishte më mirë që të mos tregoheshit impulsivë, t’i merrnit gjërat qetësisht dhe të mos i jepnit shumë rëndësi sjelljeve kontradiktore të personave pranë jush. Mos u ndikoni nga sjelljet e personave që duan t’ju nervozojnë dhe nga mënyra e tyre e të vepruarit. Në fundjavë, kalimi në shenjën tuaj i Marsit dhe i Saturnit do t’ju japë mundësi të shumta zgjedhjeje dhe forcën e duhur për të vepruar.

Peshqit

Kjo do të jetë një fundjavë  e qetë ku gjërat duket se do të vijnë spontanisht, edhe pse fillimisht do t’ju duket se  duhet të angazhoheni shumë. Energjia e dhuruar prej Diellit do t’ju ndihmojë të përballoni gjendjen e pasigurisë që do të shkaktojë te ju ndikimi i Jupiterit. Edhe Venusi, me daljen nga shenja juaj, do të bëjë që t’ju shtohen dyshimet dhe të ndiheni disi kontradiktorë, duke jua ndërlikuar kështu të tashmen. Por të shtunën, për fat të mirë, të gjithë do ta përkrahin mënyrën tuaj të të vepruarit duke jua bërë fundjavën më të thjeshtë. Duhej medoemos që kjo të ndodhte.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *