Inva Mula, e shoqëruar nga një person i veçantë në koncertin e fundit!

Nëse deri dje dëgjonim emrin e saj në lajmet ndërkombëtare, tashmë po e shohim gjithnjë e më pranë vendlindjes. ‘Virtuozët’ korri jo pak sukses të dielën që  lamë pas, ndërsa komentet në rrjetet sociale ishin kryesisht pozitive për sa i përket formatit, por edhe Inva Mulës si drejtuese e denjë e garës të së rinjve. E si shumë herë, soprano nuk mund të ishte e angazhuar vetëm në një drejtim.

Mbrëmja e djeshme e gjeti Inva Mulën duke performuar në koncertin ‘Viena përshëndet Tiranën’, i cili është një ndër eventet e përvitshme të rëndësishme për disa arsye. Duke shërbyer si një urë lidhëse kulturore mes dy vendeve, koncerti mblodhi disa nga emrat më të njohur të botës së artit vendas dhe austriak, për të sjellë një atmosferë të magjishme operistike. Një ndër personazhet që iu bashkangjit kolegëve në skenë ishte dhe Inva Mula, e cila tashmë është mësuar me evenimente të kësaj natyre. Por, Mula nuk ishte e vetme në prapaskenë.

Ajo shoqërohej nga vajza e saj, Nina, e cila nuk e kishte lënë vetëm të ëmën para një emocioni të tillë. Ndoshta, prania e saj ka shqrbyer edhe si një ogur i mirë për Invën, që po shihet gjithnjë e më shpesh nën shoqërinë e së bijës.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *