KreuFashion

Ja ngjyrat trend për pranverën që po presim!

Dimrit dhe pak e po i vjen fundi dhe nëpër vitrina, dyqanet do të fillojnë të nxjerrin të rejat për stinë e pranverës e verës. Si zakonisht, Pantone, lideri absolut në certifikimin e ngjyrave, ka identifikuar ngjyrat më trendi për sezonin që vjen.

Veç ngjyrës ultra violet, e cila është përcaktuar si ngjyra e këtij viti, janë propozuar edhe ngjyra si e verdha fosforeshente, një tonë trëndafili apo edhe një kafe e bukur çokollate.

Paleta e ngjyrave që veshjet tona janë gati t’i përshtaten, përfshinë edhe disa nuanca të së kuqes dhe rozës. Për ata që duan ngjyra të lehta, por me një shkëlqim, le të zgjedhin ngjyen blu të hapur. Një ngjyrë e ndritshme që do t’ju ngjallë qetësinë e qiellit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF