KreuCelebrity

Ledion Liço tregon gafën më të madhe që ka bërë gjatë prezantimit

Ledion Liço është një nga prezantuesit më të njohur në të gjithë Shqipërinë, ku prej më shumë se 15 vitesh ai është pjesë e Top- it. Por një karrierë kaq e gjatë në ekran dhe radio nuk mund të jetë pa asnjë gafë.

Prezantuesi në 20-vjetorin e Top Radios është pyetur se cila ka qenë gafa më e madhe që ai ka bërë gjatë karrierës së tij, dhe si një djalë pa komplekse që është, ai nuk ka ngurruar ta tregojë.

Kam thënë një fjalë të pisët. Kam qenë me Xhoi Begën në transmetim në Summer Dance dhe kam thënë… Nuk ishte edhe aq fjalë e pisët, por sidoqoftë, nuk thuhet as në radio, as në televizion” – kujton Ledioni duke  shtuar “ desh më ra pika, se thashë Ky është fundi im në radio”.

Por që nga kjo ndodhi kanë kaluar shumë kohë dhe si Ledioni ashtu edhe shumë prej kolegëve të tij të cilët e nisën karrierën e tyre në radio, ruajnë shumë kujtime të bukura.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF