KreuCelebrity

Nuk donte Kylie-in dhe vajzën? Kjo foto e Travis Scott na shuan çdo dyshim

Në terrin informativ që kishte lidhur me shtatzëninë e Kylie Jenner, një tjetër thashethem që qarkullonte ishte se ylli i serialit ‘keeping Up With Kardashian’ ishte ndarë nga partneri i saj, Travis Scott, ashtu sikurse kishte zëra që thoni se Travis nuk ishte aspak i përkushtuar ndaj fëmijës, e aq më tepër ndaj Kyliet, por jo.

Çifti kanë postuar për herë të parë një foto bashkë, pasi janë bërë prindër për herë të parë me vajzën e vogël, të quajtur Stormi. Kjo foto është shkëputur nga Snapchat-i i reperit.

Kylie dhe Travis Scoot janë njohur në prill të 2017…edhe pak muaj ato festojnë 1 vjetorin. Burime pranë çiftit shprehen se Travis është shumë mbrojtës ndaj Kylie dhe Stormit dhe  ka një mbështetje shumë të madhe nga familja e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF