Shmangni ushqimet e përpunuara, rritin rrezikun e kancerit 0 204

Një studim i publikuar së fundmi në Francë, me një target grup prej 105 000 personash, vendos një lidhje mes konsumimit të ushqimeve të përgatitura në mënyrë industriale dhe rrezikut të kancerit. Anketimi i quajtur ”NutriNet-Sante” bazohet në pyetësorë të kryer nga interneti mes viteve 2009 dhe 2017 nga persona me moshë mesatare 43 vjeç.

Fokusi i hulumtuesve ishin produktet ushqimore me një përmbajtje tërërisht të ndryshuar, që sipas tyre shpesh përmbajnë sasi mjat të larta yndyre, yndyra të ngopura, sheqerna apo kripës së shtuar si dhe një përqëndrim më të ulët në fibra dhe vitamina.

“Në dijeninë tonë, ky studim ishte i pari që u fokusua në lidhjen mes konsumimit të produkteve ushqimore tërërisht të përpunuara dhe shfaqjes së sëmundjes së kancerit, bazuar në studimin e një target grupi të madh me një vlerësim të detajuar dhe të përditësuar të dietës ushqimore”, shkruajnë autorët në revistën mjekësore britanike ”British Medical Journal”.

Përfundimi i tyre bën me dije se konsumimi i produkteve ushqimore të përpunuara shoqërohet me një rrezik më të lartë global të kancerit (në rritje nga 6 në 18%) dhe kancerit të gjirit (në rritje nga 2 në 22%).

Ushqimet me rrezik përfshijnë bukën, produktet me përmbajtje sheqeri, ëmbëlsirat, drithërat, pijet me sheqer të shtuar, mishrat e përpunuar (qoftet, kotoletat, proshutat me përbërës të shtuar) makaronat dhe supërat e gatshme, ushqime të ngrira apo të produkte të pastiçerisë) Në një editorial, BMJ theksoi se kjo ishte faza e parë që meriton një vëzhgim më të kujdesshëm dhe më të thelluar.

”Faktorë të tjerë mund të hyjnë në lojë”, bën me dije revista si për shembull, duhanpirja dhe aktiviteti i ulët fizik ishin shumë më të përhapur tek target grupi që konsumonte sasitë më të madhe të ushqimeve të përpunuara.

”Ky përkufizim mbetet gjithsesi pak i përdorur nga hulumtuesit e të ushqyerit”, u shpreh një profesor në fushën e regjimit ushqimor pranë King’s College de Londres, Tom Sanders.

Cituar nga Qendra e Medias Shkencore, ai vlerësoi se ky klasifikim duket arbitrar dhe i bazuar mbi postulatin (teorinë) se ushqimet e përpunuara në mënyrë industriale kanë një përbërje në vlera ushqyese dhe kimike mjaft të ndryshme nga ato të prodhuara në shtëpi apo nga kuzhinierët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *