E lanë jashtë listës së vajzave të suksesshme në Kosovë, mami i Era Istrefit: Ka arritur më shumë se Dua dhe Rita 0 238

Festa e organizuar në kuadër të pavarësisë së Kosovës ka prodhuar jo pak lajme.  Ardhja e Rita Orës, shifra marramendëse që Dua  Lipa kishte kërkuar për të performuar në shesh, e shumë detaje të tjera organizative morën vëmendjen maksimale.

Slogani ‘Bac u kry’ mori një formë tjetër këtë 17 shkurt duke u shndërruar në ‘Bac, cikat na e zbardhën ftyrën’, ku në foto mund të dallojmë Rita Orën, Duan Lipën dhe Majlinda Kelmendi. Por një tjetër këngëtare, për të cilën është folur shumë për sukseset e saj në Kosovë dhe jo vetëm ka qenë edhe Era Istrefi, të cilën nuk e dallojmë në këtë foto.

Lidhur me këtë, ka pasur një reagim të fortë nga mamaja e këngëtares, e cila është shprehur për Gazetën Ekspress se Era është vlerësuar ndërkombëtarisht, dhe suksesi i saj nuk ka të krahasuar me suksesin e Ritës apo Duas.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnu/ shkru edhe se unë, e kanë shti Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë shti hiç nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm, sepse e dimë të gjithë. Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit, as muzikës popullore, as pop, ama bash kërkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë, po prej një vendi që është njëri prej vendeve ma me perspektivë dhe ma të zhvillum në botë. Unë jam ajo nana më krenare në botë, që asnjë nanë nuk e ka përjetu suksesin e fëmiut të vetë si unë”,- ka thënë nëna e Erës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *