Elvana flet për herë të parë për të dashurin: Zoti më ka sjellë një fat shumë të madh në jetë! 0 1559

Jeta personale e këngëtares Elvana Gjata është komentuar jo pak, aq më tepër me ndryshimin drastik që pësoi edhe karriera e saj! Suksesi ndërkombëtar që artistja po synon dhe provat e para që ka dhënë në këtë drejtim, -mes të cilave bashkëpunimi me DJ David Guetta, i janë atribuar pikërisht mbështetjes që partneri i ka dhënë Elvanës.

Por, deri më sot këngëtarja nuk ishte prononcuar asnjëherë për jetën e saj private. Në bisedën me Ermal Mamaqi, në shtëpinë e saj, Elvana Gjata ndau dy fjali të shkurtra për këtë aspekt: mjaft të përllogaritura, por tërësisht të qarta! “Zoti është treguar shumë i mirë me mua.

Më ka sjellë një fat shumë të madh në jetë!” -tha ajo në emisionin Xing, ndërsa nënkuptoi se gjëra serioze na presin në vijim. Prezenca e prindërve të partnerit të saj në koncertin e 3 shkurtit e kishin dhënë në fakt këtë sinjal, ndërsa ky prononcim i Elvanës është dëshmi e një lidhjeje tepër serioze të artistes!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *