KreuCelebrity

Historia e trishtë e Gerta Hetës: Kam qenë viktimë e dhunës fizike, i dashuri i parë më rrihte sistematikisht!

E kemi parë gjithmonë energjike në shumë në formë, por me sa duket jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. E ftuar në emisionin “Oktapod”, ku ka folur gjatë për jetën e saj, Gerta ka treguar një episod mjaft të trishtë të jetës së saj. Sikurse shumë femra në botë e në Shqipëri, ajo ka treguar se dikur, në moshën 18-vjeçare ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-i dashuri i saj.

Moderatorja tregon se pas dhunës kishte dashur të ndahej, por ai e kishte kërcënuar se do të vriste të vëllanë. Gerta vijoi edhe disa kohë në këtë lidhje, deri kur e ëma i dalloi shenjat e trup dhe u detyrua t’i tregonte të vërtetën.

“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm. Kam qenë 18 vjeç në atë kohë  kam dhe kam vuajtur dhunën fizike, haja dru çdo ditë. Nuk i thash njeriu sepse më bënte presin që do më vriste vëllain. Vetëm kur i thash prindërve shpëtova prej tij. Kam ndenjur gjashtë muaj viktimë dhune, por dhunë sistematike. Kur vajtëm në plazh mami më pa njollat në trup dhe aty e kuptoi mami. Prindërit mu gjendën afër. Gati një vit të tërë kam qenë me prindërit kudo. Ai më përndiqte, por u largua vetëm me policinë.” , ka treguar moderatorja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF