Shafrani është një ndërë erëzat më të shëndetshme e duhet që secila amvisë ta ketë pjesë të kuzhinës së saj. Ne po ju tregojmë recetën e një pilafi të shijshëm e të shëndetshëm me shafran e me mish pule.
Përbërësit: 600 g fileta pule, 3 speca të freskët (i kuq, i verdhë, i gjelbër), 1 lugë e vogël shafran, 3 lugë vaj, 2 thelpinj hudhre, 80 g bademe të pjekura, 1 lugë erëza.
Për pilafin: 200 g oriz, 1 lugë të vogël shafran, 100 g qepë, 600 ml ujë të nxehtë, 1 lugë margarinë, 2 lugë të vogla erëza.
Përgatitja:
Filetat e pulës dhe të specit pritni hollë për së gjati. Në vaj të nxehur skuqni mishin e pulës nga të gjitha anët dhe shtoni specin. Shtoni erëza dhe zijeni rreth 10 minuta duke i shtuar pak ujë. Në fund përzieni shafranin dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Orizin lajeni dhe kullojeni. Në vajin e nxehur skuqni pak qepën e grirë në rrathë, shtoni orizin dhe bashkë skuqini rreth 2 minuta. Pastaj shtoni ujin, shafranin dhe erëza. Pilafin zieni në zjarr mesatar 10 – 12 minuta.