KreuKuzhine

Ju pëlqen shafrani? Ja se si të përgatisni pilaf me të e me mish pule

Shafrani është një ndërë erëzat më të shëndetshme e duhet që secila amvisë ta ketë pjesë të kuzhinës së saj. Ne po ju tregojmë recetën e  një pilafi të shijshëm e të shëndetshëm me shafran e me mish pule.

Përbërësit:  600 g fileta pule, 3 speca të freskët (i kuq, i verdhë, i gjelbër), 1 lugë e vogël shafran, 3 lugë vaj,  2 thelpinj hudhre, 80 g bademe të pjekura, 1 lugë erëza.

Për pilafin: 200 g oriz, 1 lugë të vogël shafran,  100 g qepë,  600 ml ujë të nxehtë,  1 lugë margarinë,  2 lugë të vogla erëza.

Përgatitja:

Filetat e pulës dhe të specit pritni hollë për së gjati. Në vaj të nxehur skuqni mishin e pulës nga të gjitha anët dhe shtoni specin. Shtoni erëza dhe zijeni rreth 10 minuta duke i shtuar pak ujë. Në fund përzieni shafranin dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Orizin lajeni dhe kullojeni. Në vajin e nxehur skuqni pak qepën e grirë në rrathë, shtoni orizin dhe bashkë skuqini rreth 2 minuta. Pastaj shtoni ujin, shafranin dhe erëza. Pilafin zieni në zjarr mesatar 10 – 12 minuta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF