KreuCelebrity

Pas divocit, për herë të parë Eneda Tarifa shkruan disa fjalë për bashkëshortin e saj

Nuk është nga ato këngëtare që ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, mirëpo lajmi për ndarjen e saj, pas një martese të gjatë, pushtoi menjëherë të gjitha portalet. Eneda Tarifa i dha fund marrëdhënies me  bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnjën pas një lidhjeje disa vjecare, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël të quajtur Aria.

Para disa ditësh ajo lexoi një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda, mirëpo historia u keqkuptua me apo pa dashje nga disa media, duke e trajtuar në tituj sikur të ishte histori e saj. Kjo gjë duket se e ka acaruar këngëtaren, e cila ka zgjedhur që të bëjë një reagim në rrjetin e saj social Instagram, duke sqaruar se ato fjalë nuk ishin aspak për Erjonin.

“Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti. Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!,”-shkruan Eneda.

A post shared by Eneda Tarifa ♈ (@enedatarifa) on

Ajo cfarë na habiti më shum nga ky postim, ishte se këngëtarja e quan ende Erjonin “bashkëshortin e saj”…sapo na bëri shumë konfuzë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF