Shoqe prej 24 vitesh, Fiori Dardha dhe Rozana Radi flasin për zënkën mes tyre 0 312

Mungesa e Rozana Radit në dasmën e koleges së saj, Fiori Dardha solli menjëherë aludimet se mes dy mikeshave tashmë kishte ndodhur një krisje. Gjë e cila më pas rezultoi e vërtetë. Marrëdhënia e tyre nuk ishe më si më parë dhe, ndonëse bashkë prezantuese të emisionit “Boom”, ato nuk kanë folur me njëra-tjetërn për muaj me radhë. Të ftuara në emisionin “Thumb”, dy moderatoret kanë folur rreth kësaj çështje.

“Fiori nuk më ftoi në dasmë. Të them të vërtetën nëse Fiori do më sillte ftesë do shkoja por do rrija 5 minuta sa për t’ja plasur shpirtin dhe do ikja prapë. Kur e kam uruar kam qenë e sinqertë. Kam qenë aty në çdo gjë në jetën e Fiorit.”, tha Rozana.

Ndërsa Fiori nga ana tjetër, tregon se është ndjerë keq që ajo Rozana Radi nuk i kishte shkaur në dasmë, sepse sipas saj njerëzit e afërm nuk kanë nevojë për ftesë. Ajo shton më tej se u pajtuan për shkak të emisionit. Është e vërtetë nuk e ftova në dasmë por nuk ftova as motrën time në dasmë, as familjarët e mi sepse njerëzit e afërm nuk kanë nevojë për ftesë. Gjëja që më ka acaruar më shumë është dedikimi që më bëri në Instagram. Motra ime u mallëngjye ndërsa unë u acarova sepse unë kam numër telefoni, s’ka pse më uron në Instagram. Sot më vjen keq por vendosa që jo. Mu duk shumë e padrejtë mënyra si shoqëria jonë u shkëput dhe u kris. E gjithë ajo që ndodhi ishte diçka e importuar. U pajtuam për emisionin. Kemi një kontratë të gjatë dhe do të ishte mëkat i madh nëse do i jepnim fund për një tekë tonën.”, tregoi Fiori.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *