Ardit Gjebrea si rrallëherë, tregon pengun më të madh të jetës!

Është një ndër personazhet më të njohur të ekranit, ndërsa çdo të diel e shohim për orë të tëra në ekranin e televizionit Klan. “E Diela Shqiptare” përfshin dhe rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’, ku të afërm apo miq zgjidhin konfliktet mes njëri-tjetrit, bëjnë premtime publike ose kërkojnë falje ndaj personit që kanë zgjdhur të thërrasin në emision. Dhe si çdo herë, drejtues i situatës është Ardit Gjebrea.

Këtë herë, ka qenë kërkesa e një babi ndaj të birit të alkolizuar ajo që ka prekur publikun. Si rrallëherë, një deklaratë personale ka bërë vetë Arditi. ” “E vetmja gjë që kam pishman në jetë është koha që nuk kam kaluar me fëmijët e mi, pasi kam qenë duke punuar.  Më dhemb shpirti për kohën e humbur me ta, ndonëse kam qenë duke punuar për ta. Sepse nuk e dimë sesa do të jemi ende këtu”, ka thënë Gjebrea, duke zbuluar kështu pengun e madh që e mundon vazhdimisht.

Kujtojmë se pavarësisht kohës së ngarkuar, Arditi e gjen kohën edhe për familjen, duke ndarë shpesh momente me ndjekësit, krah bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Mesa duket, rubrikat e “E Diela Shqiptare” prekin shpesh edhe Gjebrean…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *