KreuCelebrity

Deklaratë dashurie, urim apo të dyja bashkë? Surprizon Marini me shkrimin ndaj së shoqes!

Ai është një ndër aktorët më të njohur në “Portokalli”, ndërsa nuk ka munguar as angazhimi në shfaqje teatrale apo projekte filmike. Me aq sa kemi parë nga rrjetet sociale, diçka mund ta themi me siguri: Marin Orhanasi është tejet i përkushtuar ndaj familjes. Por, një shkrim i aktorit në Facebook para pak minutash, ka surprizuar shumë.

Bashkëshortja e Orhanasit feston sot ditën e saj të lindjes, ndërsa Marini është kujdesur të shprehë çdo emocion nëpërmjet dedikimit enkas për këtë datë speciale. Mes falenderimesh dhe ndjenjash, aktori ka vërtetuar se dashuria mes tij dhe Dorinës është edhe më e fortë nga se duket. Më poshtë do të lexoni urimin e plotë, e do ta kuptoni se ky është një nga rastet kur mund të thuash pa frikë: “romanca nuk është zhdukur”!

“Dor. Edhe ? o bekimi im. O vajza me e bukur ne bote. Kam qe ne 00.01 te kesaj dite qe perpiqem te gjej fjalet me te bukura per te uruar ditelindjen dhe per Zotin jam bllokuar fare. Nuk lashe poezi e proze pa kujtuar per te thene fjalet me te denja e me te bukura per ty dhe harrova qe me e bukura e çdo permbajtje tek une je ti. O shpirt, sot do doja te mos dija te lexoja e te shkruaja. Do doja te mos dija qe graviteti yt mbi mua eshte aq i forte, sa që kam qe kur ti me ben te te vij verdalle si sateliti yt, dal nga orbita. Largohem per te te pare e per te shijuar lidhjen tone qe Zoti ma beri te mundur. Kthehem me shpejtesine e drites se pa ty jam i pambrojtur, fillikat. Te shoh e shtang. e them qe nuk ka mundesi te kesh nje zemer kaq te madhe. Ti me ruan, me ngroh, me jep jete, me largon te ftohtin, me ndez vullkanet, me zbardh te nxirat, me zhduk maloret dhe gropat e diagrames time te trazuar drejt te qënit sa gjysma jote. Dor. Dita jote e lindjes me kujton qe Zoti te solli per mua ne menyre qe prania jote te me beje te ndihem gjalle. Por as ti nuk di dicka. Une te duaaaaaaaa deri atje ku numri i fundit(ne ekzistofte) ngjan si pike e cila zgjatet deri poshte fronit te Zotit. Faleminderit frymezimi im. TI qe je UNË edhe kur nuk e meritoj.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF