Gabimi i papritur i Daily Mail, ngatërron Ukrainën me Kosovën për 17 shkurt!

Është një ndër emrat më të dëgjuar të mediave online, ndërsa ka qenë ndër të parët që ka komentuar performancën e Rita Orës në Prishtinë. Daily Mail ka dhënë detaje mbi takimin e këngëtares me Ramush Haradinaj, ashtu sikurse e ka cilësuar se Rita do të performojë në PRISHTINË. “Ajo u kthye në vendin e origjinës së saj, Kosovë…”, ka qenë një tjetër frazë e shkruar në artikullin për artisten, por diku situata ka ‘rrëshkitur’…

Në videon e publikuar nga Daily Mail, mund të lexohet fare qartë: “Rita Ora feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës”. Ups! Mesa duket, Daily Mail është ngatërruar pa arsye, për aq kohë sa në artikull përmend Prishtinën, Kosovën, kryeministrin vendas etj. Edhe pse i paqëllimtë, ky gabim ka surprizuar jo pak, qoftë edhe nga pakujdesia e treguar në një rast si ky.

Epo, dhe të huajt gabojnë, e kur vjen puna tek vendet, kjo nuk është hera e parë që shohim gafa të këtij lloji…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *