KreuStil Jetese

Hoteli më i lartë në botë? Ja kush vend e ka ndërtuar

Kur bëhet fjalë për pushime, të gjithë kërkojmë hotele sa më të veçanta, duke patur parasysh që një pjesë  të kohës tonë e shpenzojmë në ambientet e tyre. Shpesh herë ne zgjedhim luksin por edhe ekstravagancën e tyre. E nëse këtë herë dëshironi të zgjidhni një hotel i cili është vërtetë i vaçant atëherë Dubai ka të duhurin për ju.

E kemi fjalën për hotel “Gevora”, i cili në kuptimin e plotë të fjalës ka arritur retë, pasi ka një lartëi të pabesueshme prej 356 metra. Mendoni për pamjen? Patjetër që është fantastike.

Hotel Gevora është një mundësi më shumë dhe tepër luksoze në zonën e nxehtë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërkohë nëse mendoni për luksin që ofron, është një parajsë e vërtetë.

Kudo nëpër ambientet e brendshme shihet nuanca e arit, sauna nuk mund të mungonte, as resoratët e shumtë, e nëse po pyesni veten se sa dhoma ka ky hotel, ato janë plot 528.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF