KreuCelebrity

Kim nxjerr rrobat në shitje për bamirësi, shkakton debat

Kim Kardashia, e cila gjithmonë është në vëmendje të mediave rozë në të gjithë botën, këtë herë është përfshirë në një sulm nga fansat e saj, pas nxjerrjes së një pjese të garderobës së saj në shitje për bamirësi.

Edhe pse pritej që rrobat e nxjerra nga Kim në shitje të ishin të modës së fundit, ajo ka nxjerrë ato rroba të cilat nuk është duke i përdorur më. Kjo gjë ka bërë që fansat e saj të nxehen dhe të bëjnë komente të shumta negative.

Gjithashtu edhe çmimet e larta që Kim ka zgjedhur për shitjen e veshjeve të saj kanë shkaktuar një tjetër debat. Me këto çmim dhe me rrobat që Kim ka nxjerrë në shitje, fansat shprehen se jo vetëm nuk mund t’i blejë për t’i veshur ndonjë, por as nuk mund t’i blesh për t’i ruajtur si koleksionit.

Shitja e rrobave për bamirësi, është një nismë që Kim është duke e zhvilluar në platformën e blerjeve online, Ebay.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF