KreuCelebrity

Luana Vjollca ironizon Ermalin: Mirë që mbaroi

Tashmë emisioni “Shiko Kush Luan” i cili drejtohej nga Luana Vjollca ka përfunduar, gjë e cila  i dha edhe fund “luftës së të shtunës” për audiencë mes Luanës dhe Ermalit.

Por duket se për prezantursen e njohur shqiptare, e shtuna vazhdon të mbetet njësoj. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Luana ka ironizuar Ermalin, duke i thënë se tashmë që mbaroi emisioni i saj, ishalla po shohin emisionin e tij.

“Eh moj Luana çfarë i bërë Ermalit. Shyqyr që mbaroi emisioni “Shiko Kush Luan” që të shohin emisionin e tij”, shkruan Luana e cila nuk ka harruar ta etiketojë edhe Ermalin në mënyrë që ta shikojë patjetër këtë postim.

Por duke e njohur Ermalin, shumë shpejt pritet edhe përgjigjia e tij ndaj shakasë së Luanës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF