Nga askush në faqen e parë të “GQ” 0 259

Janë të shumtë ata njerëz që jetën e krahasojnë me një udhëtim, një udhëtim të gjatë ku shpesh herë ndodhin supriza të bukura por edhe të këqija, por ashtu si zgjedhim me shumë kujdes destinacionet e udhëtimeve tona e njëjta gjë vlen edhe për zgjedhjet që bëjmë në jetë.

Fjalia më sipër përmbledh të gjithë historinë frymëzese të 33- vjeçarit nga Uelli, të cilin 7 vite më parë nuk e njohte askush. Mjaftoi vetëm një vendim, një vendim që do t’i ndryshonte gjithë jetën. Nga dikush që nuk e njihte njeri, në kopertinën e revistës së famshme “GQ”.

E kemi fjalën për Gëilym Pugh, i cili 7 vite më parë vendosi të hiqte dorrë ngaa jeta sedentare, t’i nënshtrohej një diete të shëndetshme dhe një regjimi të moderuar në palestër.

Shumë shpejt brenda dy vitesh 33- vjeçari u shndërrua në një yll frymëzues në Instagram, ndërkohë që numri i ndjekësve u rrit me shpejtësi. Pugh nuk mundi t’i shpëtonte syrit të David Beckham, i cili e ka promovuar në disa rreglama dhe madje edhe në faqen e parë të “GQ”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *