KreuCelebrity

Ritën e lavdëruan, atë e ‘kryqëzuan’/ Dua Lipa merr një vendim për 17 shkurtin!

Për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, oferta për koncert nuk iu bë vetëm Rita Orës, por edhe Dua Lipës. Të dyja vajzat pranuan, me ndryshimin e vetëm që Rita deklaroi se do të vinte falas, ndërsa Dua kishte kërkuar një shumë monetare në këmbim. Dhe këtu, nisi ‘kryqëzimi’ i Lipës nga disa komentues shqiptarë.

Edhe pse nuk pamë ndonjë përgjigje nga Dua, duket se qendrimin e saj lidhur me këtë çështje këngëtarja e ka shprehur në një tjetër formë. Ditën e djeshme, ajo postoi një foto në Instagram, ku i kushtoi një dedikim jo të shkurtër në shqip dhe anglisht ditës së pavarësisë. Mes shumë fjalësh dhe urimesh, e fjalisë përmbyllëse: “Shihemi këtë vit”, vërehet edhe një detaj tjetër i rëndësishëm. Dua i ka bllokuar komentet vetëm tek ky postim në veçanti, duke e bërë të qartë se urimin e saj të sinqertë nuk do ta prishnin qendrimet negative të disa prej ndjekësve.

https://www.instagram.com/p/BfRnNcuFOv_/

Duke qenë se këngëtarja ka pohuar se do të jetë pranë vendlindjes në këtë 2018-të, duket se do të shohim shumë shpejtë të reja nga këngëtarja. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në vijim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF