KreuCelebrity

Veshur kuq e zi përpara 300,000 vetash, ja performanca e Ritës në Prishtinë!

U përfol shumë lidhur me ardhjen e Rita Orës në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. Edhe pse ishte konfirmuar, burime jo zyrtare deklaruan se këngëtarja nuk mund të mbërrinte në Kosovë për shkak të shpenzimeve marramendëse që kërkonte organizimi i pajisjeve dhe stafit të saj. Por, një ditë para 17 shkurtit, këngëtarja publikoi një video në profilin e saj personal, ku i bënte thirrje publikut që ta priste në ditën e veçantë të Kosovës.

https://www.instagram.com/p/BfTESAEns_R/

Dhe kështu, që në orët e para të mëngjesit, Ora mbërriti në Prishtinë, ku u paraqit në konferenca dhe aktivitete të tjera, deri sa shënoi ora e madhe e performancës. Plot 300,000 qytetarë ishin të pranishëm në shesh për të ndjekur nga afër artisten, e cila kishte zgjedhur një veshje kuq e zi për një event të tillë. Rita ka kënduar pothuajse të gjitha këngët  e saj hit, ndërsa nuk ka kursyer falenderimet për të gjithë bashkëpunëtorët.

https://www.instagram.com/p/BfSsmvHHA75/

Duket se Rita ka mbetur tejet e kënaqur nga ky event, ashtu sikurse pritja e publikut ka qenë në nivele maksimale. Ditë që nuk harrohen këto se 17 shkurti…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF