6 kombinime shik, që do të jenë ideale për një dasëm të organizuar në qytet! 0 233

Të jesh i ftuar në një dasëm kërkon angazhim më vete. Çfarë do veshim, si do t’i stilojmë flokët, çfarë lloj grimi do të zgjedhim…Eh, djemtë nuk kuptojnë shumë në këtë pikë! Kërkojmë një paraqitje sa më të rregullt, ndërsa ndodh që të gabojmë me mbingarkesën.

Shumica e vajzave drejtohen tek fustanet, të shkurtër apo të gjatë qofshin ato. Por, ka dhe nga ato që zgjedhin kombinimin me pantallona, ashtu sikurse kërkojnë një stil sa më shik, për t’u veçuar nga pjesa tjetër. Për një ceremoni jo fort të madhe të organizuar në qytet, ngarkesa me detaje të shumta herë-herë shndërrohet edhe në qesharake. Kështu, bëni kujdes të mos bëheni pjesë e një grupi të madh tipik ‘klishe’.

Një fustan i hollë dhe i thjeshtë, kombinuar me aksesorët dhe këpucët e duhura, do të bëjë të shkëlqeni në event. Ashtu sikurse, edhe një xhaketë e zgjedhur si duhet do t’ju diferencojë nga pjea tjetër. Nëse dëshironi të tregoni se keni stil si në të tilla organizime, ashtu dhe në përditshmëri, atëherë mund të frymëzoheni nga gjashtë sugjerimet e mëposhtme, për të sjellë diçka krejt ndryshe në dasmën ku jeni të ftuar. Nuk do të zhgënjeheni!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *