KreuCelebrity

Apartamenti luksoz i Elvana Gjatës, detaji tjetër që surprizoi publikun mbrëmjen e së shtunës!

Intervista e saj për ‘Xing me Ermalin’ bëri shumë bujë, e për këtë numërohen disa arsye. Për herë të parë, Elvana foli publikisht për marrëdhënien e saj me Flori Mumajesin, dashurinë e re në jetën private, si dhe gjithçka tjetër që nuk e kishim ditur më parë. Nga fillimet e veta, e deri tek prekja e Amerikës si një treg i madh i industrisë së muzikës, për këngëtaren ishin realizuar edhe disa klipe me humor, të përgatitura në bashkëpunim me Ermalin.

Dhe pikërisht në të tilla inserte, u zbulua edhe një tjetër detaj që la publikun gojëhapur. Elvana në shtëpinë e saj! Nuk ishim njohur më parë me të tilla imazhe, edhe pse një pjesë të shkurtër në po të njejtin ambient, e pamë edhe në dokumentarin e realizuar për jetën e Gjatës. Megjithatë, nuk mund të mos vëreje prekjen e luksit dhe interierin e konceptuar pothuajse krejtësisht në të bardhë. Duke qenë se Elvana, deri më tani ka qenë mjaft e rezervuar për jetën e saj private, duket se rikthimi në Shqipëri ka sjellë edhe plot zbulime detajesh për publikun dhe fansat e saj veçanërisht.

Duke u nisur nga video e realizuar enkas për ‘Xing’-un, janë shkëputur disa pamje, për të dhënë një ide më shumë mbi brendësinë e apartamentit ku këngëtarja jeton aktualisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF