KreuCelebrity

Drejt përfundimit të pritjes së ëmbël, ja si duket moderatorja shqiptare së fundmi!

Ishte një nga personazhet që u përfshi në listën e ‘mamatë e ardhshme të 2018-tës’. Që nga koha ku u mësua zyrtarisht mbi shtatzëninë e saj, Floriana Garo nuk ka nguruar të publikojë herë pas here foto, për të na treguar pak a shumë ndryshimin e saj, nga një periudhë të pritjes së ëmbël, në tjetrën. Tashmë, mbetet shumë pak kohë që lajmi mbi ardhjen në jetë të vogëlushes së moderatores të pushtojë portalet, ndërsa Floriana ka zbuluar edhe një herë si duket në këto javë të fundit.

Data e 15 shkurtit ka shënuar edhe ditëlindjen e Garos, çka ka shtyrë këtë të fundit të udhëtojë drejt Italisë, për të festuar si duhet. Ditën e djeshme, Floriana ka publikuar një foto nga një restorant, ku dhe mund t’i dallohet fare qartë barku i rrumbullakosur. Veshur tërësisht në lejla, nuk mund të vërehet ndonjë ndryshim rrënjësor në pamjen e Garos, madje mund të themi me bindje se vijon të mbetet po njësoj edhe gjatë pritjes së ëmbël.

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Moderatorja është shpërngulur në Zvicër për të jetuar pranë partnerit të saj, edhe pse e kemi parë shpesh në kryeqytet, në raste eventesh apo debatesh televizive.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF