Edhe nusja edhe vjehrra të famshme! Ju prezantojmë me dyshet simpatike të ekranit shqiptar 0 1526

Shpesh herë një marrëdhënie jo e mirë nuse-vjehrrë e ka burimin jo tek ndonjë problem konkret, por për shkak të disa steriotipeve të ndërtuara që në të kaluarën, e që janë trashëguar brez pas brezi, duke u përftuar si të mirëqëna.

Të dyja palët ndihen “të kërcënuara” nga njëra-tjetra, vjehrra nga nusja, pasi po një vajzë e “panjohur” po i merr vëmendjen e djalit, e ndërsa edhe nusja nga vjehrra, pikërisht për të njëjtën arsye. Një marrëdhënie komplekse në vetvete, e cila mund të kishte qenë krejtësisht normale, nëse të dyja palët do të dinin vendin që i takon, shpesh herë edhe duke bërë tolerime.

Fatkeqësisht ka nuse dhe vjehrra që nuk kanë ditur të bëjnë këtë ndarje, por bëhen “trashëgimtare” të këtyre steriotipeve, ashtu sikurse ka edhe të tjera që ia kanë dalë me sukses që të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndoshë mes tyre, por edhe duke përçuar edhe një mesazh të rëndësishëm, që vjehrra mund të jetë një ditë mami yt, apo nusja mund të bëhet vajza jote.

Më poshtë do të sjellim nuset dhe vjehrrat e famshme në Shqipëri dhe marrëdhënien e mirë që ato kanë me njëra-tjetrën.

Armina Mevlani dhe Lirie Berisha

Në fillim u përfol se lidhja e saj me Shkëlzenin, nuk ka qenë aspak e mirëpritur nga familja Berisha, madje mendohej se këto të fundit kishin këmbëngulur që ai t’i jepte fund kësaj marrëdhenie, por koha na tregoi të kundërtën. Në intervistat që ka pasur më herët, ish- kryeministri Berisha është shprehur se ai është i lumtur me femrën që djali i tij ka në krahë, për aq kohë sa edhe ai është i lumtur. E ndërsa nga ana tjetër, Zonja Lirie ka preferuar që të qëndrojë larg intervistave për të folur për nusen e djalit, por nëpërmjet fotos na tregoi që e kemi pasur shumë gabim.

Eva Murati dhe Jozefina Topalli

Pavarësisht se Eva është aktore, moderator, modele, atë të gjithë e njohin si ‘nusja e Jozefina Topallit’. Shumë nga sukseset e saj, shpesh ia kanë atribuuar ish kryetares së parlamentit, por edhe në këtë rast Eva ka ditur se të na vërtetojë të kundërtën. Ndonëse nuk i kemi parë bashkë në intervista, Eva ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën, aspak ashtu siç shumica e konceptojnë marrëdhënien nuse-vjehrrë.

Zonja Tefta- Greis Petroviç

Nuk është folur shumë lidhur me këtë dyshe, pasi është mësuar shumë vonë, që Greis, sipërrmarrësja në fushën e modelingut është nusja e Zonjës Tefta, por ata na kanë treguar herë pas here që kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Në intervistat që Zonja Tefta ka dhënë, kur është pyetur për nusen e saj, e ka konsideruar atë si vajzën e saj, e ndërsa Greis na ka treguar se përveç se kanë zgjedhur të mos krijojnë marrëdhënien mbi steriotipe, por që e ka një ndihmë shumë të madhe.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *