KreuCelebrity

Luana ndahet nga Krenari? Këto foto tregojnë gjithçka

Ndonëse Luana nuk e ka konfirmuar kurrë, ajo është në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçajn.

Por në një kohë kur të gjithë ishim në pritje të një konfirmimi, në media po qarkullonte lajmi se ata nuk janë më bashkë dhe shkak ka qenë natyra “rebele” e Krenarit, Sigurisht nuk prisnim që ky thashethem të konfirmohej nga vetë çifti, fundja kur pranuan që janë bashkë, kurrrsesi nuk do të komentonin ndarjen e tyre.

Por disa foto të sjella nga Story.al, na tregojnë totalisht të kundërtën. Luana dhe Krenari janë sërish bashkë, më të lumtur se kurrë duke shijuar një pasdite edhe me Marian, mamin e moderatores seksi. Ata janë fotografur në Tiranë tek “Kodra e Diellit”, ku banon edhe mamaja e Luanës.

E pra, ndarje nuk ka pasur, përkundrazi, Luana dhe Krenari janë më të lumtur se kurrë, e ndërsa presim tashmë dasmën e çiftit, pse jo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF