Edhe mes së njejtës shenjë ka dallime/Zbuloni dy llojet e personaliteteve në bazë të datës së lindjes! 0 357

Kemi lexuar shumë lidhur me karakteristikat në bazë të shenjës së zodiakut. Shumë herë e gjejmë veten, të tjera herë nuk mendojmë se i përshtatemi aspak përshkrimit. Pse ndodh kjo?

Edhe pse duket disi e pamundur, nuk mund të mendojmë se të gjithë njerëzit që i përkasin një shenje të caktuar gëzojnë me përpikmëri të njejtat karkateristika. Ngjashmëri mund të ketë, por gjithçka varet edhe nga data e lindjes. Kështu, nuk mund të mendojmë de çdo binjak apo ujor të jetë i njejtë me tjetrin. Megjithatë, diferencat nuk janë dhe kaq të mëdha, pasi në varësi të ditëlindjes, secila shenjë ndahet në dy kategori.

Këtu po flasim për dy lloje njerëzish, karakteristikë për grupin ku bëjnë pjesë. Përtacë ose jo, ëndërrimtarë apo me këmbë në tokë, më poshtë do të zbuloni personalitetet A dhe B për secilën nga shenjat e zodiakut!

DASHI

Tipi A

Janë nervozë, agresivë dhe të pamposhtur.  Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht dhe ia arrijnë gjithnjë qëllimit.

Tipi B

Janë shumë më të qetë dhe me këmbë në tokë, por dshira për të fituar kudo mbetet karakteristikë ë përbashkët me tipin A.

DEMI

Tipi A

Shumë të relaksuar, argëtues dhe të mirëformuar. Punojnë ngadalë, por në fund arrijnë rezultate perfekte.

Tipi B

Sharmantë dhe tërheqës pafund. Ndryshe nga tipi A, ky grupim arrin gjithçka me shkathtësi, pa të dhënë mundësinë të përpëlisësh qepallat e syve.

BINJAKËT

Tipi A

Janë shumë socialë dhe aktivë në rrethe shoqërore. Ju pëlqen marrëdhënia miqësore me të tjerët, edhe kur nuk i njohin aspak.

Tipi B

Janë shumë emicionalë dhe iu ndërron humori pa e kuptuar as ata vetë. E vetmja gjë që dëshirojnë është që diksush t’i dëgjojë për problemet që kanë.

GAFORRJA

Tipi A

Shumë protektivë dhe emocionalë. Karakterizohen nga një ndjenjë e fortë pasigurie në vetvete.

Tipi B

Kreativë në maksimum. Janë nga ata njerëz që nuk kanë qarë kurrë vetë, por tjetrin mund ta bëjnë të shpërthejë në lot në vetëm pak sekonda.

LUANI

Tipi A

Përpiqen gjithmonë që të tërheqin vëmendje, por kurrë nuk ia arrijnë këtij qëllimi. Janë shumë të shtirur.

Tipi B

Janë qendra e vëmendjes pa e kuptuar as ata vetë. Nuk e kërkojnë këtë gjë, por të tjerëve ju vjen natyrshëm të përqendrohen kokë e këmbë tek ata.

VIRGJËRESHA

Tipi A

Të mirëorganizuar dhe rastet tipike të ‘ah, sikur të kisha një fëmijë të tillë!’ Idealët për mamatë!

Tipi B

Adhurojnë të flasin ose të rrijnë pa pushim në telefon. As që iu intereson koha që fluturon…

PESHORJA

Tipi A

Nuk iu intereson fare urrejtja apo inati dhe nëse diçka ju duket e mrekullueshme, thjesht e bëjnë.

Tipi B

Janë pak a shumë të njejtë me tipin A, por me dallimin e vetëm se gjithmonë duket sikur diçka i pengon për të vepruar mirë.

AKREPI

Tipi A

Kanë një personalitet shumë të fshehur dhe natyrë të heshtur, aq sa njerëzit shpesh pyesin veten nëse janë të djallëzuar apo jo.

Tipi B

Njerëz aq gazmorë, saqë i bëjnë të tjerët të qeshin përtej limiteve.

SHIGJETARI

Tipi A

Jetojnë me iluzionin se e dinë kuptimin e kësaj jete, por në fakt janë shumë larg këtij realiteti.

Tipi B

Nuk e japin kurrë veten, por në fakt e kanë kapur rrënjësisht thelbin e jetës.

BRICJAPI

Tipi A

Punojnë shumë dhe prioriteti i tyre në këtë jetë është puna, puna dhe puna.

Tipi B

Janë të përqendruar tek ndjenjat dhe dashuria. Do t’ju duan dhe do t’ju vlerësojnë edhe në kushtet më të këqija.

UJORI

Tipi A

E konsiderojnë veten si njerëz që nuk i përkasin kësaj epoke. Mendojnë se janë një pasqyrim perfekt i Zotit, por në fakt as ata vetë nuk e dinë se cilët janë.

Tipi B

Janë njerëz shumë të vështirë për t’u kuptuar. Për ata që nuk i njohin, sjellja e tyre duket tipike prej alieni.

PESHQIT

Tipi A

Janë shumë sensitivë dhe emocionalë. Nuk ajnë të qetë në asnjë lloj situate.

Tipi B

Njerëzit që i duhen jetës tuaj. Shpëtojnë nga çdo lloj situte dhe nuk harrojnë kurrë të shprehin natyrën e tyre unike.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *