KreuHoroskop

Horoskopi Javor, ja shenjat ku shkojnë paratë e kush duhet të ketë kujdes me to

Dashi do ketë ndjeshmëri të madhe në çështjet personale dhe pak vetmi duke u zhytur me shume në ëndërrime. Udhëtimet janë mirë, por çështjet ligjore kujdes.

Demi do ketë shumë frymëzim, por pak ide të qarta. Shumë premtime, por pak realizime. Rendësi ka të saktësojë kontaktet me jashtë.

Binjaket do kenë shume rënie në sy përsa i përket imazhit dhe ndonjë keqkuptim mund të rrezojë një perandori. Çështjet ekonomike mund ti realizojnë me sukses.

Gaforrja do rrëmbehet nga frymëzimi për të bërë gjëra të reja, por në tokë të panjohur. Rruga mund të jetë e gjatë dhe si një Odise.

Luani do ketë paqartësi në çështjet ekonomike ose fitime e humbje të papritura. Kujdes në marrëveshjet ekonomike dhe në jetën intime.

Virgjëresha mund të mbyllë kontrata e marrëveshje të rëndësishme. Kujdes duhet të tregojë nga firmosjet me rendësi të madhe.

Peshorja do kapërcejë në një dimension tjetër persë i përket jetës së përditshme duke krijuar atmosfere romantike dhe frymëzuese e cila i përshtatet vetëm nëse ka të beje me punë arti.

Akrepi do ketë shumë oferta në jetën erotike dhe shumë romantizëm për tu përmbajtur në kufijtë e duhur. Nëse i mbijeton realiteti këto do jenë ditët më të bukura.

Shigjetari do përmirësojë kushtet e jetesës duke krijuar një ambient shume të dashur dhe të rehatshëm. Komoditeti dhe ngjyrat i ndryshojnë humorin.

Bricjapi do përpiqet të jetë me këmbë në toke aty ku të gjithë mund të jenë disi si të dehur dhe të paqartë. Një punë e rëndësishme merr pozitivitet.

Ujori do ketë fitime te konsiderueshme ne çështjet ekonomike dhe te paqarta burimi i tyre. Rendësi ka të bëjë kujdes më pas me shpenzimet.

Peshqit do jenë në kërkim të ëndrrës duke dalë kryesisht nga realiteti i cili i ka lodhur dhe nuk u ka dhënë asgjë me anë të punës dhe logjikës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF