KreuCelebrity

Ilda Bejleri lë futbollin! Motivi do t’ju habitë!

Prezantuesja seksi e programeve sportivë në platformës Digitalb, Ilda Bejleri pas kaq vitesh në ekran ka vendosur të marrë një drejtim të ri sa i përket karrierës se saj. Ajo po përgatitet të vijë në ekran me një program që ka në fokus artistët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, e që për skenë kanë ato më prestigjozet në botë!

“Rikthimi i dallëndysheve” quhet spektakli për të cilin ajo ka udhëtuar dhe mbledhur 6 balerinë të suksesshëm shqiptarë, të cilët do të interpretojnë në këtë mbrëmje me partneret e tyre të huaja. Kombëtarja e baletit i quan Ilda, duke mos u shkëputur nga termat sportivë, edhe pse ata në fakt nuk punojnë si një skuadër. Gjithsesi, interesante është kjo lëvizje e Ildës.

Por, si do ta kaloj ajo këtë sfidë ambicioze?! A është ky rasti që ajo të zhvendoset nga programet sportivë tek bota e spektaklit?! Ngelet për t’u parë! Ajo që dihet është fakti se me këtë tematikë të baletit ajo nuk është fare pa lidhje.

Vëllai i Ildës, Bledi Bejleri është Balerin i Parë në një prej teatrove në Gjermani, e mesiguri edhe një prej ‘Kombëtares së Baletit’ të Ildës. Ndërkaq, ky angazhim i ri i Ildës ka dëshmuar edhe marrëdhënien shoqërore që kanë ‘vajzat e sportit’. Bora Zemani është solidarizuar me miken e saj, duke promovuar këtë nismë të Ildës, por edhe duke u dhënë fund fjalëve të gojëve të liga se ato janë rivale!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF