KreuCelebrity

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë brune, por a e kishit menduar Arminën me flokë rozë?!

Është një ndër vajzat shqiptare më të ndjekura në Instagram, ndërsa statusi i saj prej blogere ka bërë që vëmendja të përqendrohet edhe më shumë tek ajo. Armina përpiqet të sjellë gjithmonë kombinime të shumta, ndërsa udhëtimet nga një vend në tjetrin nuk na kanë lënë aspak indiferentë. Së fundmi, postimet më të shpeshta të Mevlanit lidhen edhe me të shkuarën e saj, e kemi parë shumë imazhe të blogeres gjatë adoleshencës apo fëmijërisë.

Këtë herë, Armina ka surprizuar me një foto nga periudha e gjimnazit, ku shihet krejt ndryshe. Me flokët e lyer gjysmë të zeza, gjysmë rozë, duket se mevlani ka kaluar një fazë tipike të asaj moshe: ‘epokën’ punk/emo! Nuk ajnë të paktë adoleshentët të apasionuar pas një paraqitje të kësaj natyre, ndërsa vetë bogerja nuk e ka lënë imazhin pa një koment. “Ja pra, ku erdhi dhe bomba! Siç mund ta vëreni, isha adoleshente, shpirt i lirë, krejtësisht punk/emo me flokë rozë!!! Isha budiste, siç mund ta shihni dhe nga bluzja dhe e shijoja jetën në maksimum”, ka shkruar Armina, duke treguar se nuk e ka patur aspak problem kalimin e një faze të tillë.

Duke qenë se stili i saj tashmë ka ndryshuar, nuk mund të themi se nuk u habitëm kur pamë një Armine flokë-rozë. Epo, duket se arkiva e Mevlanit është më e pasur nga ç’e kishim imagjinuar…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF