KreuCelebrity

Në listën e 1 milion ndjekësve, ja këngëtari që arriti disa nga emrat e famshëm të ekranit!

Tashmë, quhet arritje për personazhet shqiptare, nëse arrijnë të mbledhin plot një milion ndjekës në profilet e tyre në Instagram. Ndoshta është pak për emrat ndërkombëtarë, që numërojnë fansa pafund, por duke marrë parasysh një vend të vogël si Shqipëria, le të themi se kjo nuk mund të nbetet në hije. Luana Vjollca, Noizy, Enca janë vetëm disa nga figurat e ekranit që kanë të shënuar 2 milion ndjekës në Instagram, por listës së fundmi i është shtuar edhe një tjetër personazh.

Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili është ndër më të preferuarit e momentit. Gjithnjë duke përgatitur projekte të reja, më i fundit mban titullin ‘I vogël’. Duke qenë se konsiderohet si një ndër meshkujt më simpatikë ndër radhët e artistëve, nuk janë të pakta femrat që e konsiderojnë Ledrin të preferuarin e tyre. Kështu, nuk është aspak çudi që është pikërisht ai emri i ri që i shtohet listës së personazheve të ndjekur prej 1 milion fansash.

Tashmë, duket si jë garë e hapur mes kolegësh për arritjen e një qëllimi të tillë, ndërsa gjithçka varet nga puna dhe risitë e sjella nga secili. Mbetet për t’u parë cili do të jetë i njohuri i radhës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF