KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 20 shkurt 2018

DASHI
Bëni kujdes pasi sot është një ditë plot të papritura. Do të ndjeni humbje drejtimi dhe konfuzion sidomos gjatë pasdites. Është një e martë jo fort e këndshme, por gjithçka do të përmirësohet në mbrëmje.

DEMI
Shmangni shpenzimet e çdo lloji, ashtu sikurse përpiquni t’iu shpëtoni vendimeve të rëndësishme. Merrni një periudhë pushimi dhe takoni sa më pak njerëz që nuk keni kontakt në përditshmëri.

BINJAKËT
Sot do të bëni një bisedë të ngrohtë me një miken tuaj. Mos merrni vendime. Vetëm dëgjoni dhe shprehni opinionet tuaja. Gjatë mbrëmjes do të preferoni të jeni vetëm, për të menduar se çfarë do të bëni me pjesën e mbetur të javës.

GAFORRJA
Shmangni bisedat e rëndësishme me prindërit ose shefat këtë mëngjes. Mos dilni vullnetar për asgjë. Mos bini dakort për afate apo gjëra të rëndësishme. Pasdite do të rikthehet normaliteti dhe do të bëni një bisedë produktive me një mik.

LUANI
E sotshmja do t’ju gjejë vetëm duke planifikuar udhëtime dhe aventura. Do të planifikoni gjithçka, duke përfshirë në rrugëtim edhe shoqërinë. Do të rrethoheni nga njerëz me rëndësi. Le të themi se është dita juaj me fat.

VIRGJËRESHA
Mos u merrni me biseda mbi pronat apo financat në nisje të ditës. Shmangni përfshirjen në vendime me rëndësi. Pasditja nuk do të ketë përmirësime të dukshme. Do të jeni nervozë dhe gati për të shpërthyer gjithçka përreth.

PESHORJA
Bëni mirë të mos ndjeheni shumë sot. Nuk është dita që t’i impononi mendimet tuaja njerëzve që ju rrethojnë. Nga mesi i ditës do të karakterizoheni nga energjia, gjë që do të sjellë vetëm produktivitet. Mos neglizhoni.

AKREPI
Mos u merrni me kritikat ndaj të tjerëve, pasi mëngjesi sot nuk siguron produktivitet. Bëni më të mirën për t’u përmbajtur dhe realizoni aq sa keni mundësi. Edhe pse gjatë ditës do të ketë përmirësime, do t’ju duhet të bëni shumë kompromise.

SHIGJETARI
Nisja e ditës do t’ju gjejë më kreativ se kurrë. Do të thyeni çdo barrierë mendimi dhe do të vini me ide të reja krejt origjinale. Por, mos veproni ende. Shkruajini në një letër dhe më vonë do ta kuptoni se çfarë të bëni.

BRICJAPI
Do ta nisni ditën me shumë ngadalësi. Përtoni të kapërceni pragun e shtëpisë dhe kjo po ju shqetëson. Mos u shqetësoni, pasi pasditja do të vijë plot energji. Do të ngriheni nga shtrati për të dalë në qytet, e pse jo, një romancë e re mund t’ju trokasë në derë.

UJORI
Sot do të ndjeni një çorientim në nisje të ditës. Pasdite do të fokusoheni tek partneri dhe familja, dhe si për çudi kjo do t’ju çojë drejt produktivitetit. Pushimi i mëngjesit do t’ju japë forcë për imagjinatë dhe risi gjatë mbrëmjes.

PESHQIT
Mos merrni vendime mbi financat dhe shpenzimet në mëngjes. Nëse ju duhet të shpenzoni para, blini vetëm gjërat bazike. Në mbrëmje mund të mendoni shtruar mbi të ardhurat. Do të bisedoni me miqtë për ide të reja që ju kanë pushtuar së fundmi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF