KreuCelebrity

Të shpenzosh 110 mijë dollarë brenda natës! Ky është luksi i të qenit Jay-Z

Nëse mendoni se keni kaluar ndonjëherë ndonjë ditëlindje të çmendur, do të ndërroni menjëherë mendje pasi të shihni se çfarë ka bërë Jay-Z të dielën e kaluar. Ai ka shpenzuar plot 110 mijë dollarë për të festuar ditëlindjen e mikut të tij të ngushtë, Juan “Og” Perez.

Ata e kanë filluar mbrëmjen me një darkë e cila shkoi 13 mijë dollarë dhe më pas u drejtua për në Madeown në Meksikë në Inwood, duke shpenzuar 9,000 dollarë vetëm për pije, përfshirë konjakun D’Ussé të Jay-së, e ndjekur nga një ndalesë në klubin e natës Nightroom, ku konsumuan plot 40 shishe Ace of Spades Champagne, e cila është në pronësi të Jay.

E sigurisht që nata nuk mbaron këtu. Reperi gjithashtu ka shpërndarë pije edhe për pjesën tjetër të klubit. Në total vetëm në një natë Jay Z ka shpenzuar plot 91,135 dollarë, duke përfshirë një bakshish prej 11,000 dollarësh. Lum kush ishte në turn thuaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF