Xhensila shtatzënë, çifti gati të pohojnë lajmin e mirë? 0 1719



Prej kohësh tashmë qarkullojnë zëra se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë në pritje të një fëmijë. Por menjëherë pas fjalëve ata reaguan, duke mohuar në një farë mënyre lajmin. Menjëherë pas kësaj ata u nisën së bashku për pushime në Santorini, e disa e interpretuan si një tentativë për ta fshehur lajmin e mirë.

Por dyshimet se Xhensila mund të jetë në pritjen e ëmbël na u shtuan edhe më shumë pas një video që ka shpërndarë moderatorja Arbana Osmani. Me sa duket çifti simpatik do të jenë pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur” të së shtunës, dhe në një moment ata shfaqen me veshjen e një bebi në dorë.

Te shtunen😊 @duatetebejtelumtur_topchannel @topchannelalbania

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Me sa duket ata do të bëhen prindër së shpejti, por konfirmimin e këtij lajmi do të presim deri të shtunën për ta marrë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *