Aktori i 2XL: Fama më shkatërroi jetën, zgjodha alkoolin dhe femrat 0 1303

Kemi dëgjuar histori nga më të ndryshme të aktorëve të njohur në botë  që fama u ka shkatërruar jetën, por deri më tani nuk ka kishte rënë rasti për të dëgjuar një aktor shqiptar, ose ndoshta këta të fundit e kanë fshehur shumë mirë.

I ftuar në Report Tv, aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka rrëfyer me shumë sinqeritet se si fama ndikoi negativisht në jetën e tij: zgjodhin alkoolin dhe femrat. Ai tregon se prej mëse tre vitesh po kurohet e ndërsa shprehet se kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes nga e fejuara e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie prej vitesh.

“Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që t’i bija shkurt, – shprehet Albano,-zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysëm- 2 vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300 400 njerëzve që kam lënduar”, u shpreh ai.

Më tej gjatë intervistës, ai ka treguar se ia ka dalë mbanë ta superojë me sukses këtë problem e që prej qershorit të 2016 nuk ka konsumuar më kurrë alkool.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *