Gazetaret sportive: Paragjykohemi për shkak të bukurisë!

Ekrani e do të bukurën, e për këtë televizionit i shtohen gjithnjë e më shumë fytyra të këndshme. Por po aq e më shumë shtohen edhe paragjykimet. Të ftuara në emisionin “Pasdite në Top Channel”, moderatoret e emisioneve sportive, Hygerta Sako e Vilma Masha u shprehën se këtij paragjykimi femrat nuk do t’i shpëtojnë dot kurrë.

“Ekziston paragjykimi që femrat nuk japin dot mend për futboll, por ne bëjmë gazetari dhe nuk japim mend, pasi nuk jemi specialiste futbolli”, thotë Hygerta Sako.

Ndërsa moderatorja e Supersport, Vilma Masha, u shpreh: “Ekrani e do të bukurën, problemi qëndron kur ka vajza që qëndrojnë 6 muaj ose një vit dhe ikin nga televizioni”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *