Harrojeni rripin mbi sup/ Kjo është mënyra e re për të mbajtur çantën sipas London FW! 0 541

Pse i duam javët e modës? Sepse sjellin tendenca të reja dhe na afrojnë më shumë me imagjinatën e shfrenuar të stilistëve. Ndonëse jo gjithmonë biem dakort me atë çka shohim, shumicën e herëve apasionohemi shumë pas modeleve të shfaqura në pasarelë, duke u përpjekur të marrim akoma dhe më tepër informacion mbi ato çka ndryshe njihen si trendet e sezonit.

Vëmendjen së fundmi e ka rrëmbyer java e modës në Londër, e cila nuk po kalohet aspak lehtë në sytë e ndjekësve. Prania e Mbretëreshës Elisabetë II në shfaqjen e mbrëmshme bëri që të gjithë të kthenin kokën nga kryeqyteti britanik, për t’u njohur edhe më mirë me atë çka po ndodh në rrethin e modës. Çfarë ka bërë tjetër përshtypje është një tjetër tendencë, e parë gjatë disa sfilatave të ndryshme.

Mesa duket, do të na duhet të harrojmë shumë shpejtë versionin: ‘rripi i varur mbi njërin sup’, pasi modelet kanë parakaluar në pasarelë duke i mbajtur çantat në dorë, ngjitur pas trupit. Një gjest që i ka dhënë akoma dhe më shumë vlerë këtij aksesori, edhe pse në jetën e përditshme duket disi e pamundur zbatimi i një ‘rregulli’ të tillë. Megjithatë, nuk mund të mohohet se kjo risi duket se do të shihet tek vajzat më të apasionuara pas modës, të cilat përshtaten lehtësisht me tendencat e reja, duke i dhënë një tjetër kuptim stilit.

Po ju, çfarë mendimi keni lidhur me këtë trend?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *