Mbesën e Mesila Dodës e shohim çdo ditë në ekran, por askush nuk e dinte 0 363

Kur e shihnim çdo ditë në ekran teksa na njihte me zhvillimet më të fundit nga vendi, rajoni dhe bota në edicionet e lajmeve në News 24, Senada Jaho, na vinte si një figurë shumë njohur. Ajo na sjellë ndërmend ish-deputeten e PDIU, Mesila Doda: flokët e gjatë, pothuajse të njëjtën ngjyrë, një zë pak a shumë i ngjashëm, natyrë shumë shprehëse në ekran dhe paskemi pasur të drejtë, sepse ato janë teze dhe mbesë.

Të ftuara në ‘Takimin e pasdites’, në Top Channel, Senada dhe Mesila na kanë treguar marrëdhënien e tyre përtej ekranin dhe përtej atij “kostumi” serioz që ne jemi mësuar t’i shohim çdo ditë. Spikerja e lajmeve tregon se ka një raport shumë të ngushtë me tezen e saj, Mesilën, aq sa nëse e mendon rikthimin në Itali (aty ku ka jetuar prej disa vitesh), atëherë do merrte me vete edhe tezen, ose motrën e madhe siç ajo e quan.

“Mesila është motra ime e madhe, nuk e konsideroj teze. Unë kam humbur mamanë që në moshën 2-vjeçare. Lidhja ime me Mesilën është bërë akoma më e fortë pasi unë jam kthyer nga Italia, ku kam qendruar për 20 vite. Eksperienca ime në këtë shtet ka nisur që kur kam qenë e vogël dhe jam ngushtësisht e lidhur me të. Pavarësisht se kam karrierën time këtu në Shqipëri, ende e mendoj kthimin në Itali. Nëse një ditë iki, Mesilën do e marr me vete”, u shpreh ajo.

E pyetur në e kritikojnë njëra-tjetrën për dukjen apo qëndrimin e tyre në ekran, Senada është shprehur se ka pasur raste, por shumë të rralla.

“Më ka ndodhur edhe ta kritikoj Mesilën, pasi e kam parë më shumë të revoltuar sesa duhet. Duke e ditur që Mesila ka edhe këtë anën tjetër të mirë, kam menduar se nuk duhet të ishte shfaqur ashtu në publik. Ne rrallëherë grindemi, por kjo ndodh për gjëra shumë të vogla”, tregoi Senada

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *