Mbretëresha Elisabeth di si të surprizojë, shfaqet në Javën e Modës në Londër 0 420

Stilisti Richard Quinn duhet të jetë me të vërtetë me shumë fat pasi në sfilatën e tij në Londër ishte ulur në reshtin e parë së bashku me ikonën e stilit Anna Wintour, mbretëresha Elisabeth. Ardhja e saj ishte me të vërtetë e papritur dhe një surprizë për të gjithë të pranishmit.



Mbetëresha kishte veshur një kostum bojëqielli të kombinuar me një palë këpucë dhe dorashka të zeza.

Në përfundim të sfilatës, mbretëresha 91-vjeçare i dorëzoi stilistit Quinn çmimin “Mbretëresha  Elizabeth II”. Çmimi jepet “çdo vit për një stilist britanik në zhvillim, i cili tregon talent dhe origjinalitet, duke treguar vlerë për komunitetin”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *