KreuFashion

Në Milano sfilojnë veshje prej çokollate!

Kafe, krem, kanellë, karamele, lajthi… këto janë përbërësit e “pëlhurave” të veshjeve të pabesueshme të paraqitura gjatë  edicionit të tretë të “Salon du Chocolat Milano”, ngjarja më e rëndësishme dedikuar botës së çokollatës.

Lajtmotivi që shoqëroi modelet në catwalk është stili që karakterizoi periudhën mes shekujve 19 dhe 20, shprehje e gëzimit të madh të të jetuarit në Evropë. Një shpirt i cili u shpreh edhe në lindjen e sistemit të modës e të kinemasë, në një moment historik të progresit të madh shkencorë e transformimeve shoqërore.

Për këtë arsye edhe “Salon du Chocolat” zgjodhi pikërisht këtë temë në sfilatë. Përbërësit kryesorë të veshjeve janë çokollata e bardhë dhe ajo e zezë, por dekorohen në mënyra të ndryshme me karamele, kafe, lajthi, krem etj., duke sjell kombinimet më të pazakonta që keni parë.

  

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF