Një princeshë rozë si Dua Lipa!

Sonte në mbrëmje pritet të mbahet ceremonia e BRIT Awards 2018-të, eventi më i rëndësishëm i muzikës angleze. Ceremoni në të cilën do të performojnë këngëtarët më në zë të momentit, e mes tyre edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa.

E me sa duket Dua do të premtojë shumë këtë natë. E veshur me një fustan rozë, i bërë i gjithi me tyl, i cili theksonte belin e këngëtares me një rrip të zi të lidhur në mes, ajo dukej as më pak e as më shumë se një princeshë.

Dua kryeson në listën e nominimeve, pasi rezulton e dominuar në katër kategori , duke lënë pas edhe Ed Sheeran me një nominim më shumë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *