KreuCelebrity

Një tjetër martesë vipash në fshehtësi?

Personazhet e shoëbizit përpiqen gjithmonë që të qëndrojnë sa më larg syrit të mediave kur bëhet fjalë për jetën e tyre personale dhe duket se edhe këngëtari Ed Sheeran kërkon të bëjë të njëjtën gjë.

Sipas fansave të tij, tashmë këngëtari mund të jetë martuar në fshehtësi, pasi në një performancë në Mbretërinë e Bashkuar ai është parë më një unazë në dorë.

Gjatë muajit të kaluar Sheeran bëri të ditur se ishte i dashuruar dhe se dashurinë e tij e kishte kurorëzuar me një fejesë me bukuroshen Cherry Seaborn përpara tre vitesh.

“U bëra me të fejuar para Vitit të Ri. Ne jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar”, kishte shkruar ai në Instagram më 20 janar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF