“Profesion dhe pasion”! Historia e dashurisë e Romir Zallës dhe Suela Bakos 0 360

Sot janë dy aktorë shumë të dashur për publikun e shumë të suksesshëm, e për të qenë të tillë i ka ndihmuar edhe fakti i të qenurit së bashku dhe ndihma që i kanë dhënë njëri tjetrin. Plot 15 vite bashkë, aktori Romir Zalla dhe aktorja e regjisorja Suela Bako, duket sikur janë bërë njësh me njëri-tjetrin tashmë. Mes batutave e humorit të pandarë, ata kanë rrëfyer në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit njohjen e tyre, jetën e ndërtuar së bashku dhe vështirësi e të mirat e të qenit partnere edhe në skenë.

“Suela ka qenë shoqe e ngushtë e vëllait tim, ishin në një klasë dhe kemi qenë edhe në një lagje. Një ditë, pasi unë isha tashmë student në Akademinë e Arteve, Suela vendosi të konkurrojë dhe më kërkoi mua ta ndihmoj. Un e ndihmova, Suela fitoi, e bashkë me punën lindi profesioni me pasionin. Nuk e kam gjuajtur të lagja, na lidhën gjëra që janë njësoj të rëndësishme për të dy”, tregon mes batutash Romiri.

Por si e ka përjetuar Suela këtë histori? Aktorja e regjisorja tregon se ata kanë ndjekur me përpikmëri të gjitha traditat shqiptare, ndërsa shton se ditën e dasmës nuk i ka kursyer as lotët. “Kemi ndenjur katër vite të dashuruar dhe më pas u fejuam, ndoqëm të gjitha traditat, nuk lamë asgjë. Edhe dasma, gjithçka është bërë në mënyrë shumë tradicionale. Kam qarë shumë, nuk ndjehesha gati për t’u martuar. Është një sfidë e madhe, kam pasur edhe dyshime nëse ishte i duhuri apo jo. Pas martesës erdhi vajza, Kaltrini dhe më pas u bëmë me djalë. Gjëja më e bukur në jetë janë fëmijët”, tha regjisorja.

Romiri dhe Suela kanë ndarë disa herë edhe skenën së bashku. Aktori i njohur i humorit e tregon bashkëshorten si një regjisore të ashpër, por gjithmonë me qëllimin për të nxjerr më të mirën. Ndërsa, sipas Suelës, të qenit të dy bashkë edhe në profesion është edhe disi e ndërlikuar, por edhe një ndihmë pasi ata janë edhe kritikë të njëri-tjetrit.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *