KreuCelebrity

Si të gjithë çiftet edhe Albani me Miriamin debatojnë dhe e vetmja arsye është kjo

Shumë çifte e kanë pranuar që në momentin që bëhen me fëmijë, qendra e vëmendjes nuk është absolutisht tek njëri-tjetri, por tek fëmija…edhe një ndër arsyet kryesore për të cilën ato debatojnë.

Kur flasim për Miriamin dhe Albanin, ndoshta e keni paksa të vështirë për ta imagjinuar që edhe ato bëjnë pjesë në grupin e atyre çifteve që kanë zënka mes njëri-tjetrit, por sigurisht që ndodh. I ftuar sot në emisionin e mëngjesit, Wake Up, Alban Skënderaj është ndalur të flasë për koncertin e tij që pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve që pritet të mbahet brenda pak ditësh, e ndërsa nuk i ka mundur të shpëtojë pyetjeve për raportin me Miriamin, Amelinë dhe arsyen e vetme për të cilën debatojnë.

“Po debatojmë shumë për Amelinë. Qendra e debatit është ajo: jo kjo nuk është mënyra e duhur, mos bëj këtë, mos bëj atë. Unë jam në minorancë dhe e mbyll shumë shpejt”, u shpreh ai.  Pyetjes nëse e kanë menduar që familja e tyre të shtohet në numër kësaj here me një djalë, Albani u përgjigj: Më parë mendoja që çuni do më lidh shumë pas vetes, do e çoj në shkollë, në futboll, por s’ka lidhje. Për ne që jemi më të llastuar, flas për faktin që jemi figura të ekranit në qendër të vëmendjes, vajzat na “shkrijnë” shumë.

E lindur nga dy prindër këngëtarë shumë të mirë, sigurisht të gjithë ishim kureshtarë të dimë nëse edhe Amelia ka shfaqur ato shenjat e para që do të ndjekë rrugën e tyre dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Siç na tregoi Albani, ajo dëgjon çdo ditë muzikë për fëmijë, shumë prej tyre në gjermanisht, por për këngët e Miriamit dhe Albanit, ka një reagim ndryshe.

“Ajo dëgjon muzikë për fëmijë, shumë gjermanisht, pasi Miriami është rritur me ato këngë. Është thjesht genetike, por ka një reagim ndaj këngëve tona”, u shpreh Albani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF