KreuCelebrity

Dasma erdhi dhe Meghan e ndau mendjen për fustanin!

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për dasmën e Meghan dhe princ Harryt e duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur në mënyrë që gjithçka të jetë ashtu siç duhet më 19 maj. Ndonëse janë zbuluar shumë pak detaje, ne kemi folur më së shumti për pamjen që do të ketë Meghan atë ditë dhe një ndërë gjërat më të rëndësishme është fustani sigurisht.

Një “hall” të cilin aktorja e njohur e ka hequr tashmë. Hugo Taylor, e cila po planifikon dasmën më të shumëpritur të vitit, duket se ka ndihmuar Meghan edhe me përzgjedhjen e fustanit. Këtë të hëne Millie është fotografuar në Londër, duke mbajtur në dorë një veshje të bardhë, e cila dyshohet se është fustani i nusërisë së Meghan.

28 vjeçarja, e cila që prej korrikut është angazhuar në përgatitjen e dasmës, u shfaq në fotot e publikuara ndërsa zbriste nga makinë me fustanin në duar, sigurisht të mbuluar, për të shmangur zbulimin e tij përpara 19 majit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF