Justin Theroux ka lexuar letrat që Brad Pitt ia paska shkruar Aniston, prandaj u divorcuan? 0 451

Pak ditë më parë lajmi që pushoi të gjitha mediat botërore ishte ndarja e Jennifer Aniston nga Justin Theroux. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, çifti njoftoi se kanë marrë vendimin për t’u divorcuar, vendim ky i marrë me pëlqimin e të dyja palëve.



Menjëherë pas këtij lajmi, të gjithë nisën të gjykonin Jennifer Aniston, sipas të cilëve ajo tashmë do të rikthehej në krah e ish të dashurit të saj, Brad Pitt, nisur nga fakti që ky i fundi ishte “single”, pas ndarjen nga Angelina Jolie. Burime pranë tyre, thanë se shkak për ndarjen e tyre ka qenë lidhja në distancë dhe se Aniston ka bërë të pamundurën që të mos e çonte marrëdhënien e tyre në divorc, por në këtë rast Justin nuk ishte dhe shumë bashkëpunues.

Mirëpo, burime të tjera shprehen se shkak për ndarjen ka qenë me të vërtetë ish i dashuri i Aniston, Brad Pit pasi ai pavarësisht se aktorja ishte e martuar rreth dy vite më parë i kishte shkruar letra ku i shkruante “ishe shumë e bukur sot” apo “më mungon” .

Këto letra ishin gjetur nga Theroux dhe që nga ai moment ai ndihej i pasigurt për raportin e tij me Aniston, pasiguri e cila u shtua edhe më shumë pas ndarjes së Brad nga Jolie.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *