Mrekullia e ujit me limon në mëngjes 0 273

Dimri mund të jetë periudha më e vështirë për të qenë i shëndetshëm, kur duket sikur të gjithë që ju rrethojnë janë të prekur nga gripi. Edhe pse ka një sërë kurash natyrale dhe masash që mund të merrni për të luftuar këto viruse të rrezikshme, ndonjëherë, sulmi i tyre është shumë i rëndë. Prandaj, këtë dimër vendosa të provoj diçka të re duke ndjekur Sfidën e Ujit me Limon.

Shumë njerëz pretendojnë se konsumimi i ujit të ngrohtë me limon çdo mëngjes mund të sigurojë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga eliminimi i akneve deri tek forcimi i sistemit imunitar nëpërmjet vitaminës C, duke ndihmuar kështu në luftimin e ftohjes dhe gripit.

Pasi kam lexuar një sërë rekomandimesh në internet, nuk mund t’i besoja të gjitha këto përfitime shëndetësore, prandaj vendosa të bëj një provë.

Për një javë, konsumova çdo mëngjes ujë me limon

Procesi ishte shumë i thjeshtë: Çdo mëngjes, para se të shkoja në punë, diku mes orës 8-9 të mëngjesit, konsumoja 1 gotë ujë me lëngun e gjysmës së limonit. Disa receta i gjeta në internet që sugjeronin se uji duhet të jetë i ngrohtë, megjithatë nuk kishte edhe një shije e mirë. Uji më limon është në fakt një nga pijet më të shpejta, më të thjeshta dhe më pak të shtrenjta për t’u përgatitur. Dhe nëse doni të merrni edhe më shumë lëndë ushqyese, mund të shtoni edhe pak kastravec në ujë. Gjëja më e habitshme është se në fakt vërejta rezultate shumë të mira.

E para, pas një jave që u bëra pjesë e sfidës së ujit me limon, vërejta që lëkura ishte gati e përsosur: pa puçrra, jo e yndyrshme, e butë dhe më e shndritshme. Me pak fjalë, lëngu i limonit i dha një hije tjetër fytyrës sime.

Uji me limon më ndihmoi gjithashtu me erën e keqe në gojë. Mëngjeset janë kryesisht pjesa më e vështirë e ditës kur duhet të përballosh erën e keqe të gojës. Gjithsesi, shumë shpejtë zbulova se uji me limon sikur e përmirësoi gjendjen. Arsyeja është për shkak të përmbajtjes së acidit citrik të limonit, që ndihmon për të luftuar bakteret në gojë.

Disa ditë më vonë pasi e kisha mbyllur me sfidën e ujit me limon, vërejta që filluan të më shfaqeshin akne në fytyrë. Prandaj, duket se është e vërtetë: uji me limon realisht ndihmon në pastrimin e  fytyrës. Në fund të javës ndihesha gjithashtu edhe më pak e fryrë se sa në fillim. Limonët janë një diuretik natyral prandaj ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë kripën e tepërt. Kjo ul edhe fryrjen e barkut.

Për fat të keq, përveç përmirësimit të lëkurës dhe ndjesisë së fryrjes së barkut, nuk vërejta ndonjë përfitim tjetër shëndetësor. Sigurisht që nuk u sëmura gjatë kësaj jave, prandaj uji me limon mund të ketë forcuar edhe sistemin imunitar. Mund të më ketë ndihmuar gjithashtu edhe me organizmin, edhe pse nuk mund ta them me siguri këtë.

Nga ana tjetër, kishte edhe disa efekte negative nga pirja e ujit me limon. Vërejta që çdo ditë kisha më shumë etje që në mëngjes. Madje, nëse nuk e shuaja këtë etje, më linte një shije të çuditshme në gojë. Gjithsesi, mendoj se duhet ta merrni në konsideratë konsumimin çdo ditë të ujit me limon. Përfitimet në lëkurë ishin të pamohueshme dhe, edhe pse kisha më shumë etje, nuk ka asgjë të keqe nëse jemi më të hidratuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *